Gianluigi Donnarumma është konfirmuar si lojtar i PSG.

Portieri italian tashmë gjendet në ndërtesën e PSG-së ku pritet të nënshkruaj kontratën e tij me klubin.

22-vjeçari pritet të nënshkruaj kontratë 5 vjeçare me klubin nga qyteti i Parisit.

Ndryshe, italiani do të transferohet tek klubi si lojtarë i lirë.

Ish portieri i AC Milanit ka shkëlqyer me kombëtaren e tij në Kampionatin Evropian “Euro 2020” ku edhe është shpallur lojtari i kampionatit.