Carles Perez dhe Marash Kumbulla shënuan golat ndërsa Roma e Jose Mourinhos mundi skuadrën e sapo promovuar në Serie A Ternana me rezultat 2-0, me Edin Dzeko që përsëri kishte shiritin e kapitenit.

Giallorossët kishin mposhtur ekipin lokal Montecatini me rezultat 10-0 në miqësoren e tyre të parë parasezonale, por kishte një konkurrencë më të fortë mbërmjen e kaluar.

Perez hapi rezultatin në minutën e 10-të të ndeshjes, pastaj pasi u ndryshua e gjithë formacioni pas pushimit, mbrojtësi Kumbulla vulosi fitoren 2-0 në minutën e 53 –të.