KF Drita sonte do ta zhvillojë ndeshjen kundër gjigantit holandez Feynoord në kuadër të UEFA Conference League, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu nuk ka bërë ndonjë ndryshim duke filluar me formacionin më të mirë të mundshëm.
Në mesfushë do të jenë dyshja Jashari dhe Muja në mbështetje të Simonovskit.
Ditë më parë është lejuar rikthimi i tifozëve në stadiumet e vendit tonë. Numri i tyre do jetë 30 për qind i kapacitetit të stadiumit.Ndeshja nis me fillim të orës 21:00.
DRITA: Maloku; Limani, Jamal Cuculi, Blakçori; Vucaj, Jashari, Ajzeraj, Fazliu, Muja; Simonovski.
FEYENOORD: Bijlow; Malacia, Senesi, Fer, Pedersen; Til, Kokcu, Toornstra, Linsen, Sinisterra; Bannis.




























