Fidan Aliti ia ka siguruar skuadrës së tij suedeze, Kalmar FF, një shumë prej 29 mijë eurove.
Por këto para nuk dalin nga xhepi i kosovarit.
Kjo pasi përfaqësoi Kosovën në kualifikimet për EURO 2020 dhe në Nations League, kështu që UEFA për këtë arsye do t’i ndajë një buxhet të vogël skuadrës nga Suedia dhe shumë skuadrave tjera.
Nga mbështetja e UEFA-së janë 12 klube suedeze që do të përfitojnë rreth 833 mijë euro, kurse Kalmari do të përfitojë afër 30 mijë sosh.
“Të gjitha paratë janë të mirëseardhura dhe ndihemi krenarë që kemi lojtarë që luajnë në atë nivel” thuhet në reagimin e klubit.




























