Klubi i Basketbollit, Prishtina ka njoftuar se e ka rinovuar kontratën e Meriton Ismailit.

Këtë e ka bërë të ditur klubi kryeqytetas përmes rrjeteve sociale.

“Ylli i klubit Meriton Ismaili vazhdon kontratën me klubin e tij të zemrës.

“Snajperisti” i përfaqësueses së Kosovës, njëherësh edhe ylli i skuadrës Meriton Ismaili edhe këtë vit do të jetë me ne, Meritonit i dëshirojmë suksese në këtë sezon”, thuhet në njoftimin e klubit të Prishtinës.