Borussia Dortmund ka zyrtarizuar transferimin e Donyell Malen nga PSV-ja.

22-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare me Dortmund, pasi kaloi katër sezone me PSV.

Malen gjithashtu kaloi dy vjet në ekipin e të rinjve të Arsenalit para se të transferohej në PSV në verën e vitit 2017.

Sulmuesi ishte pjesë e ekipit Holandez që u eliminua në raundin e 16 në Euro 2020, duke bërë katër paraqitje dhe duke regjistruar dy asistime.