Armando Broja po vazhdon me shkëlqimin te Chelsea i drejtuar nga Tuchel. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 46 duke zëvendësuar Ziyech.
Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 72 erdhi goli i tij. Pas krosimit nga e majta, Broja ishte në vendin e duhur për të barazuar rezultatin në 1-1. Gjithashtu futbollisti shqiptar shënoi edhe në miqësoren me Peterbourgh.




























