Superkupa e Evropës e zhvilluar në Belfast, mes Chelseat dhe Villarrealit, u mbyll baras 1-1 pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, ndërsa fitues nga penalltitë dolën anglezët.

Fituesi i Ligës së Kampionëve ishte më i mirë nën çdo aspekt në pjesën e parë duke dominuar tërësisht.

Golin për Chelsea e shënoi Ziyech, ndërkohë për Villareal barazoi Moreno në pjesën e dytë.

Në fund ndeshja shkoi në penallti, ku më të saktë dolën të jenë anglezët që fituan me rezultat 6-5.