Giresunspor dhe Galatasaray luajtën javën e parë të Superligës turke me takimin që përfundoi me shifrat 0-2. Në minutën e 61-të të ndeshjes, një ngjarje e rrallë ndodhi në fushë.Kerem Aktorkoglu dhe Marcao, dy futbollistët e Galatasaray-t patën një grindje në fushën e lojës.
Mbrojtësi brazilian u zemërua me shokun e skuadrës i cili i bëri me shenjë që të qetësohej, por Marcao shkoi drejt shokut të tij të skuadrës dhe në pamundësi për të kontrolluar nervat goditi fillimisht Keremin me kokë dhe më pas e goditi me grusht.
Arbitri i ndeshjes Erkan Damzdamar u thirr nga sistemi VAR për të parë nga afër ngjarjen e ndodhur dhe kryesori ndëshkoi me karton të kuq Marcaon. Trajneri Fatih Terim u zemërua shumë pas incidentit dhe menjëherë zëvendësoi Kerem Aktürkoğlu.




























