Manuel Locatelli do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit këtë afat kalimtar.

Reprezentuesi që shkëlqeu me Italinë në Kampionatin Evropian do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” nga Sassuolo.

Kjo sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano i cili ka raportuar se marrëveshja mes palëve është mbyllur dhe se zyrtarizimi do të bëhet ditëve të ardhshme.

Sipas tij, Locatelli do të nënshkruajë kontratë që do e mban të lidhur me “Allianz Stadium” deri në qershor të vitit 2026.

“Bianconeri” do të shpenzojë 35 milionë euro për transferimin e italianit.