Emir Sahiti ka treguar se për cilën Kombëtare do të luajë, për Kosovën apo për Shqipërinë.

Sulmuesi ka deklaruar se do të luajë përgjithmonë për Shqipërinë, duke shtuar se ka refuzuar Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

“E kam nisur mirë sezonin, por jam dëmtuar e për këtë arsye nuk kam luajtur shumë. Tani jam në formë. Është më mirë të kthehesh dy hapa mbrapa e të luash më shumë minuta se të jesh në një klub të madh e mos të luash. Kam luajtur për Shqipëri U-17 e deri te U-21. Dua të luaj gjithmonë për Shqipërinë dhe kam refuzuar Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresoj të grumbullohem në ekipin e parë. E kam nisur në Shqipëri dhe dua ta mbyll aty”, ka thën Sahiti për “Super Sport”.

Ndër të tjera, 21-vjeçari, i cili luan me Hajduik Split II në Kroaci, shpjegoi se është më mirë të jesh me një ekip më të dobët dhe luash më shumë, sesa të jesh në ekip të madh e mos të kesh hapësira.