Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është ende në mëdyshje për Rey Manaj. Sulmuesi shqiptar bëri një paraqitje mjaft të mirë në miqësoret para fillimit të sezonit duke arritur deri tek ekipi i parë i katalanasve.
Por paraqitja e mirë e Manaj nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga ekipet e tjera. ‘’El Mundo Deportivo’’ raporton se për sulmuesin kuq e zi kanë ardhur tre oferta. Dy ekipe të La Ligas si Mallorca dhe Rayo Vallecano kërkojnë shërbimet e Manaj, ndërsa mjaft interesante duket edhe ofera që vjen nga Bundesliga nga ekipi i Freiburg.
Barcelona kërkon për sulmuesin shqiptar 3 milionë euro. Për shkak të dëmtimeve të shumta që Barcelona ka në fazën sulmuese, e ardhmja e Rey Manaj për momentin është pezull dhe fjalën e fundit do e thotë trajneri Koeman.




























