Me ndeshjen Drenica – Dukagjini ka përfunduar xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës.
Drenica arriti fitoren e parë në edicion duke mposhtur Dukagjinin me rezultat 1-2.
Mysafirët fituan me golat e Meziut dhe Qaqit, kurse për vendasit shënoi Dallku.
Pas xhiros së dytë në tabelën e Superligës prinë Malisheva me 4 pikë e ndjekur nga Drenica, Ballkani, Drita dhe Gjilani që kanë po aq pikë.





























