Pas dy ditësh Holanda dhe Norvegjia do përballen me njëra-tjetrën dhe Erling Haaland duket se është tërësisht gati për këtë betejë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi ai foli për përballjen me Van Dijk, për të cilin u shpreh se nuk e ka frikë, por mendon se është mbrojtësi më i mirë në botë.

“Unë nuk kam frikë askënd, por mendoj se Van Dijk është mbrojtësi më i mirë dhe mendoj se shumë njerëz në këtë dhomë konferencash pajtohen me mua.

Ai është i shpejtë, i fortë dhe i zgjuar, çka jën tre aftësitë më të rëndësishme për t’u pasur nga një futbollist”, tha Haaland.