Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në Batumi.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

Ja postimi i plotë i FFK:

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Batumi, pas një udhëtimi komod me “charter” nga aeroporti “Adem Jashari”. Dardanët sot në orën 17:00 sipas kohës në Kosovë do të zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin #BatumiArena aty ku të enjten do të përballen me Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Forca Kosovë ?⚽️??

Kosova dy ndeshjet tjera do t’i luajë kundër Spanjës dhe Greqisë.