Gjyqtari kosovar, Bekim Zogaj, do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Francë – Bosnje e Hercegovinë, që luhet sonte në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katar 2022”.

Kosovari me pasaportë zvicerane, Zogaj do të jetë gjyqtari anësor në këtë sfidë të rëndësishme për Francën.

Bekim Zogaj në Zvicër cilësohet si një nga gjyqtarët më të mirë, kjo edhe po bën që UEFA zakonisht ta delegojë në ndeshjet kryesore, qoftë në ndeshjet për klube qofte për kombëtare.