Borusia Dortmund mpsohti 3-4 në transfertë Leverkusen, në një ndeshje spektakolare.
Haaland, si gjithmonë ishte protagonist kryesor në këtë përballje duke realizuar dy gola.
Por 21-vjeçari u sulmua me gota birre nga tifozët e Leverkuesen në momentin që ai po festonte golin.
Megjtihatë ai nuk e la urrejtjen dhe në vend të kësaj u tall me mbështetësit vendas duke pretenduar se pinte nga një prej gotave me birrë që kishin rënë te këmbët e tij.
Haaland tashmë ka shënuar pesë gola dhe katër asistime në katër ndeshje deri më tani këtë sezon në Bundesliga.




























