Ka shumë raste që futbollistët janë futur në portë, në vend të portierëve. E kjo ka ndodhur kur janë lënduar portierët ose janë ndëshkuar.

Në vitin 2006, në ndeshjen Reading – Chelsea, John Terry, vendosi dorezat dhe u fut në portë.

Dy vjet më vonë, në ndeshjen Manchenter United – Portsmouth, Rio Ferdinand mori rolin e portierit, i cili u ndëshkua me të kuq.

Në vitin 2008, në ndeshjen Soxhaux – PSG, shtatshkurtri Dani Alves, u bë portier.

Punën e portierit e ka provuar edhe sulmuesi, Harry Kane. Në vitin 2014, në ndeshjen ndërmjet  Tottenham dhe Asteras Tripolis, pranoi golin e parë si portier.

Për pak minua portier është bërë edhe anglezi tjetër, Kyle Walker. Në vitin 2019, në ndeshjen Atalanta – Man City, ai nga banka rezervë u bë gardian për disa minuta në fund të ndeshjes./VAR Kosova/