Cristiano Ronaldo shkakton huti të vërtetë në çdo vend që shfaqet në Mançester.

Rikthimi i tij në Man United shkaktoi histeri të vërtetë mes tifozëve.

Ai kudo që shkon merr truproja me vete dhe së fundmi një rast interesant ndodhi kur e dërgoi familjen e tij për darkë.

Futbollisti i famshëm mori nënën e tij, Dolores, të dashurën Georgina dhe djalin e tij, Cristiano Jr. në restaurantin italian, Picolina.

Në këtë vend, pica kushton 11 funte.

Edhe pse ai kujdeset për dietën e tij, Cristianos nganjëherë i pëlqen të hajë pica.

“Mendoj se do të ishte e mërzitshme po të mos e bëja këtë herë pas here”, pranoi ai.

Nëna e tij, Dolores ka publikuar fotografi nga restauranti, ku dyshja shihen të veshur me markën “Louis Vitton”.