Më 2 maj, 4 vjet më parë, qyteti verior i Anglisë, Leicester, ‘u pushtua’ nga tifozët vendës.

Bota ishte dëshmitare e historisë më të bukur në futboll. Leicester City ishte shpallur kampion në Premier League.

Me 77 pikë të grumbulluara, skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri, kishte fituar titullin, dy javë pa u mbyllur kampionati.

Ky ishte titulli i parë në historinë 134-vjeçare të klubit./VAR Kosova/