Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, i është nënshtruar testimit për të verifikuar nëse është i prekur nga koronavirusi.
Fatmirësisht, djaloshi nga Vushtrria ka rezultuar negative. Negativ kanë rezultuar edhe shokët e tjerë të skuadrës së tij.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi gjerman në web-faqen e tyre.