Futbollisti i PSG-s, Neymar mori karton të verdhë në ndeshjen kundër Metzit.

Gjyqtari dha paralajmërim pas lëvizjes së brazilianit, për të cilën e gjithë Franca po flet.

Gjithçka nisi pas golit të parë të PSG-s, kur Mbappe provokoi portierin, me të cilin pati një përplasje verbale.

Më pas, Neymar erdhi te portieri kundërshtar dhe e shtyu brutalisht atë, kështu që i njejti u rrëzua.

Ndryshe, ndeshjen në fjalë, PSG-ja e fitoi me rezultat 2:1.