Java e shtatë në Superligën e Kosovës nis sot me tri ndeshje tejet interesante.
Kryendeshja e sotme do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Gjilani i Ismet Munishit pas fitores 0:2 në derbi ndaj Dritës, synon vazhdimësinë ndaj Llapit, skuadër kjo që nuk di për fitore sivjet.
Nga ana tjetër, ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ballkani, lideri i Superligës, do të përballet me Feronikelin.
Dhe për fund, në “Bajram Aliu”, Drenica është nikoqire e senzacionit të këtij edicioni, Malishevës.
Ndryshe, të tria ndeshjet e sotme zhvillohen nga ora 15:00.




























