Në kuadër të Ligës së Kampionëve, sonte do të zhvillohen tetë ndeshje tjera interesante.

Mbrëmë u zhvilluan tetë sosh dhe ishin secila më interesante se tjetra.

Kryendeshja e sontme zhvillohet në “Allianz Stadium” mes Juventusit dhe kampionit në fuqi, Chelseat.

Nga ana tjetër, Bayern Munichu luan përballë Dinamo Kyivit, Manchester Unitedi ndaj Villarealit dhe Barcelona është mysafir i Benficas.

Ndeshjet e sontme nisin nga ora 18:45 dhe 21:00.