Ish -futbollisti i Real Madridit që së fundmi ishte te Valencias, Ezequiel Garay është duke u marrë me një biznes fitimprurës.
Për shkak të lënduimit të ligamenteve, Valencia në shkurt të vitit të kaluar kërkoi nga ai ta shkëput kontratën në mënnyrë që të mund të sillnin një lojtar tjetër në vend të tij.
Ai nuk është kthyer në fushë që atëherë, dhe shumë kanë pyetur veten se çfarë po ndodh me të.
Megjithatë duke se për argjentinasit nuk ka probleme. Garay nisi një biznes që i solli disa milionë euro në vetëm një vit, shkruan gazeta spanjolle “Marca”.
Ai po ndërton apartamente në afërsi të Valencia, dhe objektet e tij luksoze në kompleksin “Gargor” kanë një çmim të madh.
Edhe pse është vetëm në fillim të biznesit, ai tashmë ka fituar mbi 7.5 milionë euro. Ai shiti 15 apartamente, çmimi i të cilave nuk është nën gjysmë milioni euro.
Ish-mbrojtësi argjentinas në karrierën e tij ta luajtur te Rasing, Real Madid, Benfica, Zenit dhe Valencia.




























