Mbrëmë, futbollisti i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo theu rekordin e portierit spanjoll, Iker Casillas për numrin e paraqitjeve në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen e djeshme ndaj Villarealit, Ronaldo bëri paraqitjen e 178-të në kompeticionin më të fortë evropian, duke thyer rekordin e Casillasit.
Portugezi e nisi karrierën e tij në Ligën e Kampionëve me fanellën e Man Unitedit më 1 tetor 2003, me humbjen nga Stuttgarti.
Futbollisti i dytë aktiv me më së shumti paraqitje është Lionel Messi me 151 paraqitje, aq sa ka edhe Xavi Hernandez.
Pas tyre janë Raul me 142 paraqitje, Ryan Giggs me 141, Karim Benzema me 132 dhe Andres Iniesta me 130 sosh.




























