Sulmuesi tjetër i krahut, Zymer Bytyqi që luan për Konyasporin në Turqi shpreson në rezultat pozitiv ndaj Suedisë dhe Gjeorgjisë. Ai pret përkrahje të shqiptarëve që jetojnë në shtetet Skandinave.
Ndaj Suedisë, Kosova luan të shtunën, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Më 12 tetor e pret Gjeorgjinë në Prishtinë.
“Atmosfera është e mirë. Kemi ardhur me energji të re, djemtë kanë ardhur nga klubet e tyre kanë bërë punë të mirë dhe luajtën mirë ndaj Spanjës. Atë energji pozitive e kemi marrë me vete për ndeshjet kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë. Suedia bazohet në lojë fizike dhe kanë shumë lojtarë që duhet pasur kujdes. Nëse arrijmë t’i ndalim sulmuesit dhe mesfushorët kemi gjasa të mira. Në Skandinavi ka shumë shqiptar dhe do të jetë mirë për ne”, ka thënë Bytyqi.



























