Djali i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, Gramozi, ka folur për 3 majin e vitit 2016.

Kjo ditë është historike për Kosovën, pasi që u pranua në UEFA.

Ishte pikërisht babai i tij, Fadil Vokrri, që si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ishte më meritori për këtë sukses.

Gramoz Vokrri në Klan Kosova se pas pranimit babai e tij e kishte telefonuar nga Budabesti.

“Ai asnjëherë nuk i ka shprehur emocionet. Ka qenë i ftohtë. Por atë ditë pasi kishte doli në korridor, kishte lot në sy. Me thirri në telefon dhe më tha; bëhu gati të festojmë”, ka thënë Gramoz Vokrri.