FFK shënoi 4 vjetorin e pranimit në UEFA dhe FIFA. VAR Kosova sjell historinë 25-vjeçare të këtij procesi.

Më 1991 futbolli kosovar u pavarësua nga futbolli jugosllav.

Ndeshjet zhvilloheshin në fusha e livadhe dhe në ikje të vazhdueshme nga regjimi.

FFK i është drejtuar për herë të parë UEFA-s më 1992 dhe e njofton për kampionatin e Kosovës.

Më 1993 ka edhe një letër-këmbim, kësaj radhe UEFA përgjigjet në kërkesën e Kosovës për anëtarësim.

Në letër thuhet se Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së, që FFK të mund të jetë anëtare në FIFA dhe UEFA.

Kosova çlirohet më 1999 dhe kontaktet vazhdojnë por pa shumë sukses.

Fadil Vokrri për herë të parë pritet në selinë e FIFA-s më 2006. Vokrri më 2008 zgjedhet kryetar i FFK-së dhe vazhdon përpjekjet për ndërkombëtarizim.

 Më 2014 Kosovës i lejohen ndeshjet miqësore me fusnotë në emër.

Ndeshja e parë, Kosova vs Haiti 0:0 në Mitrovicë. Më 2014 Komiteti Olimpik i Kosovës pranohet në KON dhe kjo fillon ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës.

Në maj 2016, pas 25 vjetëve përpjekje, FFK pranohet në UEFA dhe FIFA.

Emocionet e gazetarit legjendar Agim Binaku, bënë xhiron e botës në këtë foto të famshme.

Vetëm 4 vjet më vonë Kosova, me dy fitore, mund të sigurojë kualifikim në Kampionat Evropian.