Boksieri nga Nigeria, Efe Ajagba, fitoren më të lehtë në karrierë e ka në vitin 2018 kundër Curtis Harper.

Madje pa luftuar fare. Curtis Harper kishte dorëzuar ndeshjen ende pa filluar.

A kishte vënë dorezat, hyri në ring, dëgjoi udhëzimet e gjyqtarit dhe preku dorezat me kundërshtarin.

Por me të rënë gongu, 30-vjeçari u largua nga ringu.

Të gjithë në sallë mbetën të habitur me veprimin e tij, për të cilin më vonë u raportua se kishte ndodhur për shkak të një mos-marrëveshjeje për kompensim.