Gjermania dhe Kroacia kanë “luajtur” ping pong me kundërshtarët e tyre.
Gjermanët fituan me rezultatin 9-0 ndaj Liteshtejnit edhe pse e kishin siguruar kualifikimin.
Kroacia nga ana tjetër ka shkatërruar Maltën 1-7 duke qëndruar kështu vetëm dy pikë larg vendit të parë që ndodhet Russia e cila sot mori një fitore 6-0 ndaj Qipros.
Spanja ka dalë me një fitore minimale nga Greqia ku ka mposhtur këta të fundit. Portugalia nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Irlandës me rezultatin 0-0.
Ky barazim i ka vlejtur portugezëve duke e çuar në vendin e parë me pikë të barabarta me Serbinë.
Spanja kalon në vendin e parë me 16 pikë e ndjekur nga Suedia me 15 pikë.




























