Jemi mësuar të shikojmë ngjarje nga më të pazakontat teksa luhet futboll, por që një futbollist të rregulloje defektin e energjisë elektrike në stadium këtë nuk jemi mësuar ta shikojmë, dhe kjo ngjarje ka ndodhur pikërisht në Angli.

Po zhvillohej ndeshje Kupe mes Marine dhe Danston, kur në një moment ikën energjia elektrike dhe ndeshja u ndërpre.

Një problem teknik që shkaktoi shumë pakënaqësi tek drejtuesit, por për ta rregulluar një defekt të tillë mendoi futbollisti i Danston, Fil Turnbull, i cili rregulloi dritat për të bërë të mundur edhe rifillimin e ndeshjes.

Turnbull është elektricist me kohë të plotë, por pavarësisht kësaj momenti i fotografuar teksa futbollisti rregullon dritat ka bërë xhiron e rrjetit, duke u bërë viral në rrjetet sociale.