Është ndërprerë derbi i Francës në mes të Lyonit dhe Marseilles.

Në minutën e tetë gjyqtari i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes pas një sulmi nga tifozët vendas ndaj Dimitri Payet.

Francezi shkoi të gjuante një goditje nga këndi, kur u godit me gjëra të forta nga tifozët.

Aktualisht është në pritje të një vendimi nëse ndeshja do të vazhdoj apo do të ndërpritet.