Është mbyllur edhe ndeshja e fundit e këtij sezoni vjeshtor të Superligës së Kosovës, ajo mes Ballkanit dhe Gjilanit.
“Xhebrailat” dhe “Skifterat” zhvilluan takimin për titullin e kampionit vjeshtor në Superligë, ku triumfuan këta të fundit.Në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë, goli i shënuar nga Gerhard Progni mjaftoi që të këtë fitues të këtij takimi.
Kur po zhvillohej minuta e 76’të e takimit, skuadra e Gjilanit arriti ta shënojë golin e avantazhit me anë të Gerhard Prognit, i cili realizoi një supergol.
Me këtë fitore, Gjilani shpallet kampion vjeshtor i Superligës së Kosovës, duke lënë pas Dritën dhe Ballkanin me 34, përkatësisht 33 pikë.




























