Stinori i Bundesligës do të fillojë zyrtarisht më 16 maj. 

Të enjten është mbajtur një video-konferencë mes krerëve të Ligës së Futbollit Gjerman (DFL) dhe anëtarëve të 36 klubeve të Bundesliga 1 dhe Bundesliga 2.

Aty është vendosur që të mos ketë ndeshje të premten e ardhshme dhe zyrtarisht Bundesliga të rifillojë të shtunën më 16 maj.

Por për ta parë Milot Rashicën nē aksion, duhet pritur deri të hënën.

Kjo pasi ndeshja mes Werder Bremenit dhe Bayer Leverkusenit do të luhet më 18 maj, ora 20:30.