Trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, ka treguar arsyen e mungesës së Cristiano Ronaldos në ndeshjen e Kupës Fa ndaj Aston Villas.
Ylli portugez nuk ishte i përfshirë në fitoren 1:0 kundër Aston Villas të hënën mbrëma.
“Ronaldo ka pasur probleme me ije në dy ditët e fundit dhe nuk kemi dashur ta rrezikonim në këtë takim. Nuk mendoj se është diçka serioze, megjithatë vendosëm që ta pushonim për këtë takim dhe kjo është arsyeja”, deklaroi Rangnick.
Së fundmi, në mediat britanike është përfolur se Ronaldo është i pakënaqur me situatën te “Djajtë e Kuq” dhe mund të largohet.




























