Mesfushori danez, Christian Eriksen është duke u përgatitur për t’iu rikthyer fushave të blerta në ekipin zviceran, Chiasso.
Eriksen që mbeti jashtë fushave nga qershori për shkak të sulmit në zemër që pësoi në “Euro2020” me Danimarkën.
Ish-futbollisti i Interit ka ndarë me ndjekësit e tij një sekuencë të stërvitjeve.
Ajo që ka marrë vëmendjen e madhe është goli fenomenal nga distance.
Ai pritet të firmosë me skuadrën e cila garon në ligën e dytë zviceriane.




























