Është publikuar një video e gazetarës australiane, Rebecca Maddern, e cila pas përfundimit të transmetimit e quan tenistin serb, Novak Djokovic si një trap dhe gënjeshtar i poshtër, transmeton VAR Kosova.
“Në secilin variant, Djokovic është një trap dhe një gënjeshtar i poshtër. Ai dha një dëshmi koti dhe u kap në rrenën e tij” – tha ajo, teksa ishte jashtë transmetimit direkt.
Maddern, i cili ishte në bashkëbisedim vazhdoi të pyeste nëse Djokovic kishte gënjyer në lidhje me lëvizjet e tij të fundit të udhëtimit në formularin e tij të Deklaratës së Udhëtimit Australian, ndërsa Amor tha “Unë mendoj se ai do të ketë suksese me të”.
“Unë mendoj se shumica e njerëzve me mendje të drejtë do të thoshin, ‘Ai është një trapl’. A bënë gjënë e duhur prej tij? Une nuk e di. Ata e kundërshtuan atë. Ky është problemi, apo jo”, shtoi bashkëbiseduesi.
Maddern tha se ajo nuk mendonte se “është përfituar asgjë nga vendosja e tij në hotelet e emigracionit”.
“Fakti është se jeta nuk është kurrë e drejtë. Disa njerëz fluturojnë të klasit të parë … nuk është kurrë e drejtë, “shtoi ajo.
Ndërkohë, Channel 7 në një komunikatë njoftoi se do të fillojë një hetim në lidhje me si u publikua një video e tillë.




























