Mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk, është një prej më të mirëve në botën e futbollit.

Duke folur për jetën e kaluar në izolim si gjithë të tjerët, futbollisti i Liverpoolit, ka menduar se si do të ishte jeta pa futboll.

Ai ka thënë se është shumë vendimi i vështirë, largimi nga futbolli apo pensionimi.

“Nuk dua të mendoj për pensionimin apo diçka të tillë, por do të jetë e çuditshme. Kjo ju bën të mendoni se sa e vështirë do të jetë për lojtarët që të marrin vendim për të dalë në pension”, ka thënë van Dijk.

“Çfarë të bësh pa futboll?”, ka thënë ylli holandez.