Mesfushori Denis Zakaria gjatë ditës së sotme do të zyrtarizohet si futbollist i ri i skuadrës së Juventusit.
Zakaria tashmë është në Torino ku po u nënshtrohet kontrollimeve mjekësore para se ta firmos kontratën me Juventusin.
Ai me ekipin nga Serie A, do të firmos deri në verën e vitit 2026.
Zakaria te Juventusi do të transferohet nga Borussia Moenchengladbachu për shtatë milionë euro dëmshpërblim, përfshirë edhe bonuset.
25-vjeçari te Juventusi do të ketë pagë vjetore prej tre milionë eurosh. Ai është përforcimi i dytë i Juventusit gjatë këtij muaji pas sulmuesit Dushan Vllahoviq.




























