Gjatë ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, do të vendosin fatin e kampionatit kosovar të futbollit.
Saktësisht, do të dihet se kur skuadrat mund t’i kthehen fushës së gjelbër, derisa opsion mund të jetë edhe përfundimi i edicionit.
Ky vendim pritet ët merret kur kanë kaluar pothuajse dy muaj prej pezullimit të futbollit të Kosovës shkaku i pandemisë COVID-19.
Në mes të muajit mars, Qeveria e Kosovës vendosi që ta pezullojë futbollin si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.