Zuerichu i shumë shqiptarëve ka bërë edhe një hap drejt titullit të kampionit në Zvicër. Zuerichu të dielën mbrëma fitoi 3:0 ndaj Luganos, në kuadër të xhiros së 21-të të kampionatit helvetik.
Fidan Aliti, Bledian Krasniqi e Mirlind Kryeziu startuan te Zuerichu. Në pjesën e dytë luajti edhe Blerim Xhemaili, ndërsa në stol qëndroi Lindrit Kamberi.
Zuerichu tani i ka 49 pikë, dhjetë më shumë se Young Boysi. Baseli ka rënë në vendin e tretë me 37 pikë. Baseli humbi derbin nga Young Boysi me shifrat 3:1.




























