Boris Oravec nga Sllovakia është një sportist profesionist në hokej, “ice cross” dhe crossfit, të cilit një aventurë i ka kushtuar shumë.
Edhe pse atij i pëlqen të testojë kufijtë e tij dhe të ndajë aventurat me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, kjo e fundit ka qenë ndër aveturat më të frikëshme.
Llogaria e 31-vjeçarit në Instagram na zbulon dashurinë e tij për sportin, teksa poston vazhdimisht video që e tregojnë duke u stërvitur në palestër, duke notuar dhe duke bërë “magjitë” e tij në akull.
Megjithatë, ka raste kur edhe një sportist profesionist me përvojë mund të gjendet në situata shumë të vështira.
Oravec u përpoq të notonte në një liqen të akullt në zonën Vysoké Tatry . Plani i atletit të ri ishte të zhytej në ujërat e akullta nga një vrimë në akull dhe të dilte nga një tjetër, disa metra larg, por gjërat nuk shkuan ashtu siç i kishin parashikuar
Fatmirësisht disa momente më vonë artisti arriti të dilte në sipërfaqe pa patur asnjë dëmtim.




























