Vedat Muriqi ishte lojtari kyç i Mallorcas në fitoren 3:2 ndaj Athletic Bilbaos.
Muriqi dhuroi asist në golin e dytë dhe bëri pasimin kyç te goli i fitores.
Fatkeqësisht, goli i tretë u regjistrua si autogol i portierit Unai Simon dhe kësisoj zhvlerësohet asisti i dytë i sulmuesit kosovar.
Pas shënimit të golit të tretë dhe të fitores, Vedat Muriqi bëri festë të zjarrtë.




























