Andrea Pirlo mund të kthehet si trajner në Serie A.

Mediat italiane kanë raportuar se interesim për shërbimet e Pirlos ka shprehur Salernitana.

Trajneri italian po shihet si zëvendësues i Stefano Colantuonos së larguar.

Pirlo është i papunë që prej largimit nga Juventusi në vitin e kaluar.

Salernitana pas 24 ndeshjeve në Serie A është në pozitën e fundit me 12 pikë të tubuara.