Më në fund një lajm i mirë për futbollin në Mitrovicë.

Fillimi i rinovimit i stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë do të fillojë të hënë.

Investimi prej 13 milionë eurove do t’i jep një pamje krejtësisht ndryshe këtij stadiumi.

I gjithë procesi i rinovimit pritet të zgjasë 1 vit e gjysmë.

Nëse gjithçka shkon si duhet, Kombëtarja e Kosovës, do të mund të luajë në këtë stadium në nëntor të vitit 2021.