Mallorca ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga nga Real Sociedadi.
Mallorca u mposht 0:2 para tifozëve të saj nga skuadra baske.
Silva (35’) dhe Merino (62’) ishin dy autorët e golave të fitores për Real Sociedadin.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi u paraqit për Mallorcën nga minuta e parë.
Muriqi luajti tërë ndeshjen, por pa arritur të lë “gjurmë” në këtë përballje.
Sipas “Sofascore”, për këtë ndeshje sulmuesi nga Prizreni është vlerësuar me notën 6.9.





























