Brentfordi ka shënuar një fitore të rëndësishme në luftë për mbijetesë, duke e mposhtur Norwichin me rezultatin 3:1.
Startues për Norwich Cityn ishte edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili nga Sofa Score u vlerësua me notën 6.7
Rashica shënoi gol në këtë takim në minutën e 67-të, por VAR-i ia anuloi atë për shkak se një bashkëlojtar i tij ishte në pozitë jashtë loje.
Me këtë humbje Norwichi mbetet në pozitën e fundit në Premier League me 17 pikë, ndërsa Brentfordi rënditet në vendin e 15 me 27 pikë.



























