Të paktën 22 tifozë janë lënduar me dy prej tyre në gjendje të rëndë pas një përleshjes mes tifozëve në Meksikë, transmeton VAR Kosova.
Sfida mes Queretaro dhe Atlas nga Guadalajara, të cilët janë kampion aktual në Mekiskë u ndërpre në minutën e 62-të pasi tifozët filluan një konflikt fizik masiv në shkallët e stadiumit.
Tifozët pastaj zbarkuan në fushë për të vazhduar përleshjen, teksa lojtarët e dyja skuadrave u larguan me shpejtësi në drejtim të zhveshtoreve.































