Federata Shqiptare e Futbollit e ka konfirmuar ndryshimin e Rregullores së lojës për pjesën e mbetur të sezonit. 

Në një njoftim në faqen zyrtare, FSHF tregon rregullat se si mund të kryhen ndërrimet.

Numri i zëvendësimeve

Garat zyrtare

Numri i zëvendësimeve, maksimumi deri në pesë, e cila mund të përdoret në çdo ndeshje të luajtur në konkurim zyrtar do të përcaktohet nga FIFA, Konfederata ose Federata kombëtare përveç garave të meshkujve dhe femrave duke përfshirë ekipet në kat. 1 dhe 2 si dhe ekipet kombëtare A ku maksimumi i zëvendësimeve është tre.

Ndryshimi i përkohshëm:

Organizatorët e garës kanë mundësinë të aplikojnë nga sa vijon:

• Gjatë ndeshjes, secili ekip:

• mund të përdorë një maksimum prej pesë zëvendësimesh

• ka maksimumi tri ndalesa zëvendësimi *

• mund të bëjë zëvendësime në pushimin ndërmjet dy pjesëve

• Kur luhet kohë shtesë (p.sh.në ndeshjet e kupës), secili ekip:

• mund të përdorë një zëvendësues shtesë (një të gjashtë, pavarësisht nëse skuadra ka përdorur numrin maksimal të zëvendësuesve)

• ka një ndalesë shtesë zëvendësimi(një të katërt, pavarësisht nëse skuadra ka përdorur numrin maksimal të ndalesave të zëvendësimit)

• mund të bëjë zëvendësime shtesë:

* Në periudhën para fillimit të kohës shtesë

* Në periudhën ndërmjet dy kohëve shtesë

Nëse një ekip nuk ka përdorur numrin e tij maksimal të zëvendësuesve ose ndalesave të zëvendësimit, zëvendësimet dhe ndalesat e papërdorura mund të përdoren në kohë shtesë.

Kur të dy ekipet bëjnë një zëvendësim në të njëjtën kohë, kjo do të llogaritet si një mundësi zëvendësimi e përdorur për secilin ekip.”